Partia Aleanca për Shqiptarët e drejtuar prej kohësh nga ish-kryetari Ziadin Sela dhe kohët e fundit nga Arben Taravari, do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut.
Marrëveshja e arritur mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përfshin dy ministri, dy zëvendësministra dhe disa drejtori dhe pozita të zëvendësdrejtorëve në nivel qendror dhe rajonal.
Partia shqiptare do të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë ku për ministër është paraparë Krenar Lloga, aktualisht anëtar i KSHZ-së. Gjithashtu, për Aleancën po diskutohet edhe Ministria e Shëndetësisë, ku si emër ministri lakohet ai i Fatmir Mexhitit.
Ndërkohë, teksa Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, partia tjetër shqiptare Alternativa e Afrim Gashit ka njoftuar se të dielën do të mbajë mbledhjen e Kuvendit Qendror për të diskutuar për daljen e tyre të mundshme, apo qëndrimin në qeveri.
Dalja eventuale e Alternativës i çon edhe një post ministror Aleancës, atë të Shoqërisë Informatike. Nëse mbetet Alternativa, ASH do të merr pozitën e zëvendëskryeministrit, post për të cilin është paraparë nënkryetari i partisë, Elmi Aziri.
“Ka dy opsione, ose Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë ose Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. Dy ministri janë të sigurta, Shëndetësi dhe Drejtësi dhe e treta ose zëvendëskryeministri ose ministri i Administratës”, është shprehur Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post