As në betejën e tij me SPAK-un, Ilir Meta nuk e le të vetëm aleatin e tij. “Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo përfaqësues të gjykatave, dëshiroj të shpreh edhe njëherë tjetër keqardhjen për këtë rrëshqitje, e cila nuk është e papritur të së ashtuquajturës “drejtësi të re”, është një aktakuzë që është bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama”, theksoi Meta.
Pas një periudhe jo të shkurtër, Ilir Meta u rishfaq këtë të martë, me një dalje për gazetarët, duke treguar se ka qenë jashtë vendit, për arsye shëndetësore. Megjithatë ka qenë i informuar plotësisht për aludimet për një thirrje të mundshme të tij nga SPAK.
“Këto janë lajme tërësisht banale sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje dhe materie“, u shpreh Meta.
Me Berishën megjithatë ndahet për SPAK-un.
“Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit.”, theksoi Meta.
Deputetët e Ilir Metës, mes të cilëve edhe Monika Kryemadhi, janë në mbështetje të kolegëve të tyre demokratë edhe nëse shkohet drejt grevës së urisë.
“Ne do të jemi në bashkëpunim, koordinim dhe me të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë në shërbim të demokracisë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies, të transparencës dhe të mbrojtjes së interesit publik dhe për këtë gjë do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme.”, shtoi ai.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përkundër zërave se do të shkojë i vetëm drejt zgjedhjeve të 2025-ës. tha se aleanca e tij me Berishën vazhdon.
Diskutime rreth kësaj post