Ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi, u arrestua mbrëmë me një urdhër ndalimi nga prokuroria pas një dëshmie të gjatë nga pastruesja Rozeta Dobi.
49-vjeçarja ka rrëfyer para hetuesve, duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.
“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.
Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga pastruesja, ka dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.
Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte pasur sasi të mëdha parash.
Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime të përditshme.
Ndërsa, pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobit dhe djalit të saj ku u gjetën 120 mijë euro në banesë, në një deklarim të dytë, 3 javë pas vjedhjes Alda Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në SHBA.
Më pas përgjimit ambiental të pastrues së djalit të saj pas arrestimit, policia zhvilloi sërish kontroll në banesën e pastrueses dhe në tubin e aspirimit iu gjetën mbi 400 mijë euro të tjera.
Klosi i ishte shprehur se paratë ishin të xhaxhait të saj që prej vitesh jetonte dhe punonte në SHBA, ku dhe vdiq pak ditë më parë, ndërsa familja e tij mohoi se ishin pronarë të parave.
Zyrtarja Alda Klosi në polici ka patur një tjetër version.
Në dosjen hetimore, Alda Klosi ka deklaruar se ka bërë një bilanc të plotë të sendeve që ka patur, ndërsa për paratë thotë se ia kishte lënë nusja e xhaxhait bashkë me xhaxhain për t’ju kompletuar shtëpinë, pasi djalin e kishte me probleme.
Në listën e sendeve ajo ka renditur një mori unazash floriri, diamant, çantë Valentino e medaljon me Shën Mërinë.
“I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.
Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gurë diamanti.
Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino”,-thuhej në dosjen e prokurorisë.
Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish-drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Diskutime rreth kësaj post