Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zgjidhjen e ngërçit të madh politik dhe krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Ngjela e ngriti në superlativa në fjalën e tij, kandidatin për kryemistër të Kosovës, Albin kurti, duke iu atribuuar atij si Kryeministri i parë shqiptar që ka një program teorik të një niveli të lartë konceptual.
Avokati i përkufizoi qeveritë e kryeministrave të tjerë që kanë që në krye të Shqipërisë, si qeveri anti-intelektualiste. Programi i Kurtit ishte i qartë thirrje për intelektualizmit shqiptar shprehet Ngjela.
“Duhet të kini parasysh një gjë. Dalja e Albin Kuritit ka ngritur shumë tensionet në Beograd. Sepse e panë që përfundimisht në Shqipëri, në botën Shqiptare, në Ballkanin Perëndimor doli një politikan I nivelit të lartë. Këtë e thonë të gjithë. Dhe janë në presion. Se ç’bëjnë anësore shkruesit me kallamarë nuk më hynë fare në punë janë shkrues me kallamar. Çështja është këtu. Fakti që Beogradi e ka frikë e ke në favor. Kë ka frikë Beogradi? E ka gjë Ramën frikë, jo. E ka pasur gjë Metën frikë, jo. E ka pasur gjë Saliun frikë, jo. Me përjashtim të Ramush Haradinaj që deri diku u kundërvu, asnjë nga ato si kishte frikë Beogradi. Për herë të parë sipas pikëpamjes time Beogradi është I trembur. Fakti që është I trembur bota shqiptare po krijon një vlerë të re”– tha Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post