Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas sulmit ndaj gazetarit kosovar Visar Duriqi. Kurti bën fajtor qeverinë kujdestare e cila sipas tij është duke shtuar problemet me rendin publik. Ai shprehet se qëllimi kryesor i qeverisë së ardhshme është ruajtja e demokracisë dhe lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit.
Deklarata e Kurtit:
“Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron.
Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit. I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi”, shkruan Albin Kurti.
Diskutime rreth kësaj post