Deputeti i zgjedhur i PS-së në Fier, Petro Koçi ka reaguar për debatin që ka nisur në Shqipëri dhe Kosovë për atë që ai e quan aleancë e Albin Kurtit me Sali Berishën.
Sipas tij, ai dhe Vetëvendosja janë duke u vënë në shërbim të Berishës me debate shterpë si ky për Bregoviçin.
“Vetëvendosja është e lirë të përzgjedhë aleatët e saj. Por vënia në shërbim të Sali Berishës, kur ky sapo është shpallur ‘non grata’ nga SHBA bie erë të keqe. Patriotizmi i stërmundimshëm për t’u marrë me një Bregoviç nuk e shpëton Saliun.
Nuk e fshin faktin që ndërmarrja Shqiponja e PD kreu trafik karburanti me ish-Jugosllavinë e Millosheviçit sipas marrëveshjes Berisha-Bullatoviç. Nuk e fshin dot faktin që Berisha e quajti tradhti kombëtare firmosjen në Rambuje. Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë. Të asaj brenda Flamurit kuqezi.
Pa Shqipërinë, Kosova është e humbur. Për Shqipërinë, Kosova është garancia me rëndësishme strategjike. Shqipëria dhe Kosova pa SHBA dhe BE nuk i realizojnë dot aspiratat dhe interesat kombëtare.
Prandaj është mirë që Vetëvendosja t’i kthehet të ardhmes së interesit tonë kombëtar. Dhe jo të shkuarës ‘non grata’. Aleanca me Berishën është kompromentuese. Të bëhet Vetëvendosje”, – shkruan Petro Koçi.
Diskutime rreth kësaj post