Avokati Spartak Ngjela tha se nëse politika amerikane do të kishte goditur në fushatë Albin Kurtin ai nuk merrte dot zgjedhjet.
Sipas tij programi i Kurtit është më i mirë se korrupsioni paraardhës.
“Korrupsioni nuk fut duart në thesarin e shtetit, ose te krimi i organizuar. Është edhe raporti me kundërshtarët politikë në zonë. Sikur politika amerikane ta kishte goditur në fushatë ai nuk merrte dot. Pse nuk e goditi? Pragmatizmi është që midis dy të këqijave do zgjedhim të keqen më të vogël dhe midis dy të mirave do zgjedhim të mirën më të madhe. Programi i Kurtit është më i mirë se korrupsioni paraardhës. Po të donte e godiste. Sa i përket politikës së tyre dhe diksionit patriotik që kanë unë jam me ta. Se si do operojnë në funksion të kohën varet se sa politikanë të mëdhenj do jenë,” tha Ngjela në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post