Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka treguar versionin e tij se pse është anuluar takimi i që të ndodhte sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Hasani që ka qenë pjesë e takimeve që sot ka mbajtur Kurti në Tiranë në saje të vizitës së parë zyrtare që nga marrja e detyrës së kryeministrit, ka deklaruar se arsyeja se pse takimi i paraparë Kurti – Veliaj është anuluar është sepse kryeministri i Kosovës kishte pasur një agjendë në Prishtinë.
“Kryeministri nuk e ka anuluar vizitën te kryetari i Bashkësisë së Tiranës z.Erion Veliaj. Po për shkak të agjendës në Prishtinë, takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë dhe për shkak të kohës për të mbërri atje e ka shtyrë vizitën për një ditë tjetër”, ka deklaruar ambasadori Nait Hasani.
Diskutime rreth kësaj post