Komente fyese, qëndrime të kundërta dhe shumë reagime të zhurmshme, kanë shoqëruar këto ditë “dramën” e krijuar nga aktori i humorit Albano Bogdo, me protagoniste Beatrxi Ramosajn dhe vëllanë e saj Albanin.
Teksa i gjithë rrjeti i doli kundër, një ditë më parë Albano Bogdo reagoi në instagram në lidhje me batutën e tij maskiliste ndaj Beatrix Ramosajt.
Nëse prisnit ndonjë ndjesë publike, gaboheni ai duket se i qëndron “humorit” të tij.
“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb; Lirinë e fjalës, Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes dhe Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat”,-shkroi ai.
Për këtë reagim ai mori një përgjigje nga Elvis Pupa, i cili ka ndarë një video në Instagram ku shprehet po kundër aktorit të njohur.
“Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi”, është shprehur Pupa.
Më herët edhe vetë Beatrix reagoi duke thënë se Albano nuk ofendoi atë, por vajzat shqiptare dhe se po ndërmerr masa ligjore ndaj tij.
Diskutime rreth kësaj post