Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo, i cili është konkurrent në ‘Ferma VIP’, ka folur për herë të parë publikisht për babain e tij.
Aktori tha se i ka prindërit e divorcuar, dhe pas 10 vitesh është takuar në Milano me babain e tij.
Ndërsa më tej Albano tha se ia ndjerë mungesën të atit, por kurrë se ka shprehur.
Albano: I kam të divorcuar prindërit. Marrëdhënie kam (me babain), por jeton që në 2001 në Milano dhe kisha nja 10 vite, 11 vite pa e takuar.
E takova këtë vit që vajta për Vitin e Ri, qëndrova dy javë aty se kisha dy koncerte me shqiptarët e Italisë dhe takova babin
Rigelsa: E ke ndjerë mungesën e tij?
Albano: “E kam ndjerë por kurrë se kam shprehur” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post