Ditën e sotme, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane (EPP Women).
Komisioni i Rithemelimit njofton se gjatë kongresit të EPP Ëomen të zhvilluar në Dublin, Vokshi rezultoi një nga tri gratë më të votuara, duke përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku punojnë për barazi”, tha Vokshi.
Në kongresin e Dublinit, EPP Ëomen, vendosi për ndryshimin e lidershipit.
Doris Pack, një nga mbështetëset të Shqipërisë u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit.
Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.
Në gjashtë vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:
1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,
Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).
Diskutime rreth kësaj post