Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet per kreun e e ri të Partisë Demokratike, ku garon lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, ndërkohë kryetarja e Komisionit të organizimeve dhe operacioneve elektorale, Albana Vokshi në një deklaratë për media, ka folur për procesin e zgjedhjeve për kryetarin e PD, ku në garë është Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Vokshi është shprehur se deri në orën 11:15 kanë votuar 14012 anëtarë të PD, teksa tha se procesi vijon normalisht dhe se interesi i demokratëve është i lartë.
Fjala e Vokshit:
“Sic edhe ju kemi informuar janë hapur në orën 8: 00, 108 qendra, procesi është hapur dhe po vijon normalisht. Një interes shumë i madh i demokratëve. Kemi më shumë qendra sesa herën e kaluar dhe kjo e ka bërë më të menaxheshëm, pavarësisht se interesi është i lartë.
Pjesëmarrjen deri në orën 11:00, 11:15
Shkodër 1287
Lezhë 330
Kukës 1802
Dibër 650
Durrës 1005
Tiranë 3
Elbasan 1190
Berat 460
Korçë 1200
Fier 1520
Vlorë 570
Në total 14012 që kanë votuar deri në orën”, u shpreh Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post