Dy ditë më parë tek selia blu u shkaktua një situatë kaosi dhe aspak e zakontë, pasi u përballën Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Bëhet me dije se edhe dita e sotme nuk ka shkuar e qetë duke u shoqëruar me tensione pasi Albana Vokshi u shfaq sërish në seli, nën praninë e Evi Kokalarit.
Ndërsa ajo hyri në seli, u dëgjuan disa të shara drejt tyre, me siguri nga ndonjë mbështetëse e Bashës.
“Prostituta, legene femra,” dëgjohej një zë gruaje të thoshte.
Nga ana tjetër, Albana Vokshi akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij si shoqata e bravave.
“Shoqata e bravave, vetëm ato i kanë ngelur Lulzim Bashës, le t’i mbajë karriget e bravat, vullneti i sovranit do vihet në vend. Në bazë të votave ai është shkarkuar,” tha Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post