Alban Ramosaj, i cili prej vitesh është pjesë e muzikës shqiptare, duke sjellë disa hite muzikore, ku është vlerësuar edhe me çmime, ka vendosur të heqë dorë përfundmisht nga muzika.
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, këngëtari ka bërë të ditur lajmin për largimin nga muzika dhe duket se shkak është shprehja autentike artistike.
Artisti ka shpjeguar se pak nga pak ka kompromentuar thelbin e asaj që përshkruan uni-n e tij artistik dhe ndikimet e jashtme kanë pushtuar hapsirën e tij kreative.
Postimi i plotë i artistit:
Nië Leter Per Publikun Tim Te Dashur Të “Koloseut”
Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e pëqafimit dhe ndjekjes se ëndrrave dhe aspiratave të fëmijes së brendshëm. Autenticiteti qè artist?t, vecanerisht muzikantët sjellin ne veprat e tyre, gjithmonë ka rezonuar thelle me mua. Megjithate, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj qe pershkruan uni-n tim artistik.
Se fundmi, jam ndeshur shpesh me sfiden e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadale, hap pas hapi hapsiren time kreative, kështu, duke fryer fort mbi flaken e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si njè ënderr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, ështe duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm, i gjakosur shtrirë në krahët e mia, duke shikuar drejt syve te mi, duke përshpëritur, “Të lutem, mund të vazhdoj ende, mund t’ja dal.”
Mençuria shoqëron kalimin e kohës dorë për dorë. Kam mësuar se të dorëzohesh në një betejë nuk është ekuivalente me humbjen e luftës, e kështu, tashmë di më mirë se sa të lejoj veten të “luftoj” në ambiente të padrejta apo “të pafavorshme” Pra, është koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vet-ruajtjes time.
Eshtë koha të riparoj mirëqënien time fizike dhe mendore, të pastroj shpirtin nga ndotjet që i janë b?re. Megjithatë, ky vendim nuk është një vendim që mund ta merrja vetëm në diskrecion- kam përgjegjësi, ështe nje mesazh që duhet ta ndaj me ata që më kanë mbështetur mua në këtë udhëtim.
Mbështetja juaj e palëkundur, brohoritjet, duartrokitjet, sytë tuaj vëzhgues, veshët që dëgjojnë dhe mirëbesimi i të lënurit zemrat tuaja nën influencën e penës sime… më kanë mbajtur, dhe për këtë, ju jam më shumë se kurrë mirënjohës, përgjithmonë.
Për publikun tim te dashur të “koloseut,” nëse do më njihnit personalisht, ndoshta do të thonit “Tipike Albanesque,” për mbylljen e këtij kapitull me një prekje dramatike. Por ju më njihni – unë lulëzoj në botën e dramës, pasi gjej një bukuri të caktuar poetike në të.
Me mirënjohje te ndjerë dhe një ndjenjë të rinovuar qëllimi, Alban Ramosaj. Derisa të takohemi sërish, faleminderit dhe lamtumirë.
Diskutime rreth kësaj post