Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, duket drejt largimit. Klubi nga Arabia Saudite, Al Faisali Harmah, emëroi në krye të pankinës një muaj më parë, ish-trajnerin e Kombëtares Paulo Tramexanin. Ky i fundit, pasi ka studiuar tri alternativat që ka në portë dhe nuk është bindur, kërkon me çdo kusht Alban Hoxhën në ekip.
Alban Hoxha është nën kontratë me Partizanin dhe e vetmja mënyrë që të largohet, është të paguhet për kartonin e tij. Normalisht, në aspektin individual, Hoxha do të përfitonte shifra tepër të kënaqshme, por duhet bindur edhe klubi i Partizanit. Tek Al-Faisali, Tramezani ka gjetur tre portierë me eksperiencë. Al-Kasar, Malaiekeh dhe Al-Hasaui janë portierët e ekipit saudit, por asnjë prej tyre nuk e ka bindur Tramexanin gjatë këtyre 30 ditëve që ka qenë në krye të stafit teknik.
Trajneri 51-vjeçar e njeh mirë Alban Hoxhën gjatë kohës që ka qenë te Partizani dhe iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën për të sjellë gardianin 33- vjeçar në ekip. Gjithashtu, Hoxha ka edhe një ofertë tjetër, po nga Arabia Saudite, prandaj dhe Tramexani u ka bërë “presion” drejtuesve të klubit të tij që ta finalizojnë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.
Diskutime rreth kësaj post