Nga: Alban Daci
Mbarimi i Shkollës së Mesme, është një etapë shumë e rëndësishme si moshë, se hyhet në moshën madhore, por është shumë e rëndësishme edhe për edukimin dhe për të ardhmen, sepse fillojnë ëndrrat e mëdha për secilin që nga vendosmëria për të vazhduar studimet e larta, për të zgjedhur profesionin që dëshiron e po ashtu fillon edhe rrugëtimi vetjak i jetës, sepse shumë prej tyre, për shkak të zgjedhjeve të pavarura, ju duhet të largohen nga prindërit dhe familja bazë dhe të fillojnë të krijojnë folenë e tyre.
Një 18 vjeç s’ka si të jetë i pasur dhe nuk është qëllimi i jetës së tij të demostrojë një pasuri që nuk e ka bërë kurrë vetë, sepse sa ja ka nisur jetës.
Trendy i festës së mbylljes së maturës në Shqipëri dëshmon se shoqëria shqiptare është e sëmurë dhe në plan të parë ka demonstrimin e pasurisë dhe shqetësim të fundit ka nëse maturantët e kanë mbyllur me rezultate të larta dhe kanë dëshirë të vazhdojnë më tutje mestudime universitare rrugën e tyre të dijes.
Mbrëmja e maturës është kthyer në një shfaqje lluksi, me makina luksoze, me veshje për mijëra eurosh! Që të gjitha këto të orientuar kah materializimi.
Nëse do të kuptoni nivelin e maturantëve, shikoni se me çfarë makinë i sjellin në mbrëmjen e maturës prindërit e tyre.
Në një realitet, si Shqipëria, pa bërë paragjykime, nëse një prind, ka një super makinë të cilën, ja jep fëmijës së tij për të shkuar në mbrëmjen e maturës, në shumë raste ka një formim universitar apo akademik nën mesataren.
Shumë, nga këta prindër, harrojnë se ndoshta s’kanë shkuar për vete asnjë ditë në shkollë, por tashmë me Ferrarin e tyre mendojnë se janë në kushte që më meritë apo jo, janë në gjendja t’ia blejnë dijen fëmijës së tyre.
Shpesh, me përjashtime të rralla, dardha bie nën dardhë, e nëse pema është jo e shëndetshme edhe fruti që do të bjerë poshtë ka shumë probabilitet të jetë, të paktën i krimbur.
Nuk janë as paratë e as makinat luksoze që e bëjnë njeriut me të ditur e me ambicioz për dijen.
Madje, këto ne mjedis më shock social si është Shqipëria, rrezikojnë të kthehen në kundër modele për jetën duke i dhënë kosto të pa rikuperueshme.
Diskutime rreth kësaj post