Ndërron jetë në spitalin Infektiv mjeku hematolog, Arjan Pushi, njëkohësisht profesor i fakultetit të Mjekësisë. Arjan Pushi, prej pak ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë i prekur nga Covid-19.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se nuk e njeh doktorin, por ka një ndjesi të hidhur
“Nuk e kam njohur doktorin që ndërroi jetë sot nga COVID, por kam një ndjesi shumë të hidhur.
Jeta e cilitdo vlen pa dyshim, por një mjek në kulmin e moshës humb jetën është e trishtë. Një mjek profesionist i QSUT, pa sëmundje të tjera bashkshoqëruese humb jetën.
Lajm i hidhur shumë!
Njëkohësisht, ky lajm është një alarm i fortë që virusi jo betëm nuk iku nga quarantina e gjatë dhe e dhunshme, por është prezent midis nesh po aq agresiv.
Askush di asgjë për këtë situatë”, – shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post