Marrëveshja e bashkëpunimit të gjithanshëm të nënshkruar mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është pritur mirë në Greqi, sidomos pjesa ku lihet i hapur edhe bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve.
Ekspertët grekë të sigurisë e kanë lexuar këtë marrëveshje si kërcënim për sigurinë e Greqisë. “Krahët e gjatë të Erdogan tashmë e kanë rrethuar Greqinë”, ishin titujt kryesorë të artikujve në mediat greke të këtyre ditëve.
Përmbajtja e këtyre analizave ishte e njëjtë; Turqia ja doli mbanë të “rrethojë” Greqinë në të gjithë kufirin verior të saj me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ekstremistët po përfitojnë për të siguruar kapital elektoral. Mihalis Pacikas nga partia “Grekët e Lirë”, që kundërshtoi marrëveshjen e Prespës kujtoi fjalët e thënë në atë periudhë nga Kryeministri Alexis Tsipras dhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotsias.
Dy ish-zyrtarët grekë deklaronin në atë kohës se kjo marrëveshje do të largonte Maqedoninë e Veriut nga kontrolli turk. Në atë kohë, Turqia dhuroi 7500 uniforma dhe mjete ushtarake për ushtrinë maqedonase dhe gjatë një vizite në Stamboll, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut deklaronte se Turqia ishte një partner strategjik dhe mik i Shkupit.
Pacikas thotë se dy aleatët e NATO-s të Greqisë janë nën ndikimin direkt të Erdoganit. Turqia po përdor shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. “Shqiptarët kanë lidhje të forta me Turqinë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post