Sekretarja e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka bërë një rrëfim ndryshe për punën e saj dhe eksperiencën e veçantë ku bashkëpunon me 3000 burra dhe gra nga vende të ndryshme.
Bregu e ftuar në emisionin ‘Refleksione’ e ka vënë theksin tek lidhja që kanë shtetet fqinje me njëra tjetrën.
“Nuk reshtëm kurrë së foluri për pjesën e fqinjësisë. Ky është viti i tretë që punoj me gra dhe burra që vijnë nga 3000 vende. Fqinjët lidhen nga historia, kultura, tradita, zakonet e ngjashme. Fqinji është ai që duhet të të përgjigjet, sepse vëllai dhe motra janë larg.
Ne nuk jemi i vetmi rajon i cili ka pasur probleme me luftën, ka patur fqinj që ka vrarë fqinjin, po ka pasur edhe nga ata që i kanë shpëtuar. Ajo që rrezikon për mua fqinjësinë është mbajtja fort e nacionalizmin politik. Kjo është më e rrezikshme se populizmi. Unë punoj me zona dhe zotërinj të kombësive të ndryshme dhe e them me sinqeritet që kurrë nuk e kam ndjerë veten kaq mirë.
Ne jemi ende në një pandemi që rajonin tonë e vendosi në vështirësi dyfishe. Alarmi ishte i madh dhe unë e them kudo, në kulm të pandemisë ne arritëm të ndalonim këmbimin e mallrave dhe ilaçeve në kufirin tonë”, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post