Reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin kanë sjellë përmbytje në disa zona ndërsa situata pritet të përkeqësohet. Zonat më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora, ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe po përparon drejt banesave. Më të rrezikuara edhe këtë herë janë zonat e prekura në vitin 2015.
Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaron nga Vlora se prej orës 18:00 pritet që të vështirësohet situata ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të largohen, pasi gjendja është alarmante.
“Situata pritet të vështirësohet pas orës 18:00, në mesnatë dhe deri në orët e mëngjesit. Është alarm për të gjithë banorët që të bëjnë kujdes dhe të mos afrohen në hartën që u prek edhe në 2015.Ka nisur evakuimi vullnetar, ndërsa do të vijojë nga ushtria. Situata më kërcënuese do të jetë nga ora 18:00 deri në mëngjes për të vijuar më pas nesër, por në datë 3 dhe 4 reshjet do të jenë më të ulëta duke mos përbërë kërcënim”.
Aktualisht 50 familje janë evakuuar në Novoselë, ndërsa operacioni vijon për të larguar të gjithë banorët që janë në rrezik.
Diskutime rreth kësaj post