Në periudhë festash, një raport i “EUROPOL”-it jep edhe njëherë alarmin: militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik do të synojnë të kryejnë sulme në Europë, ndërsa po përballen me disfata të mëdha në Lindjen e Mesme.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka fituar terren, duke zmbrapsur kështu terroristët nga bastionet e tyre.
“EUROPOL” shton se ata do të jenë të përgatitur për të zhvilluar taktika të ndryshme sulmesh: me bomba, rrëmbime apo grabitje në vendet që janë pjesë e koalicionit. Urdhri për veprim mendohet se do të jepet nga Libia.
Raporti thekson faktin se, militantët e ISIS-it preferojnë “target group”-et “e buta”, term me të cilin u referohen njerëzve të cilët nuk kanë mundësi vetëmbrojtjeje.
“I ashtuquajturi Shtet Islamik ka frymëzuar njerëzit për të kryer akte terroriste”, thekson “EUROPOL”.
Drejtori i “EUROPOL”-it, Rob Wainwright tha në një deklaratë se shkalla e kërcënimit tashmë është pranuar gjerësisht dhe rritja e bashkëpunimit në të gjithë Europën ka sjellë arrestime dhe ka prishur shumë komplote sulmesh.
Por, duke lënë vetëkënaqësinë mënjanë, ai tha se raporti i fundit flet për një rrezik të lartë, që kërkon më shumë punë.
Diskutime rreth kësaj post