Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë goditi sot prefekturën Miyazaki dhe zona të tjera në Japoninë jugperëndimore.
Lëkundjet u regjistruan në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale dhe epiqendra ishte në bregun lindor të gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor të Kyushu në një thellësi prej 39 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Nuk ka pasur paralajmërime për rrezikun e një cunami apo shkatërrimi për shkak të një tërmeti dhe deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post