Libri i kujtimeve nga Princi Harry, duket se ka shqetësuar rrethin e brendshëm mbretëror pasi pritet që ai të zbulojë emrin e ‘racistit’ brenda pallatit. Sipas mediave të huaja, ata i frikësohen presionit të botuesve të librit ndaj Princit për të treguar emrin e personit që ka bërë komente raciste mbi ngjyrën e lëkurës së djalit të tij, Archie.
Princ Harry, i cili momentalisht po hulumton mbi jetën dhe vdekjen e nënës së tij, u shpreh në një intervistë të përbashkët me gruan e tij, Megan Markle, se një anëtar i familjes mbretërore, për të cilin nuk përmendën emër, kishte shprehur shqetësime për ngjyrën e lëkurës së Archie, në kohën kur Markle ishte ende shtatzënë. Ai e bëri të qartë në atë kohë se nuk do ta zbulonte identitetin e personit që i kishte për këto komente, por tani oborri mbretëror është tepër i shqetësuar se ai mund të ndikohet nga presioni i botuesve.
“Botuesit do të kërkojnë shumë për të justifikuar paratë e tyre, që do të thotë do të kërkojnë emrin e të ashtuquajturit racist”, tha eksperti mbretëror Penny Junior, duke zbuluar se i kanë paguar princit rreth 28 milionë dollar për botimin e librit.
“Ai po rrëfen jetën e nënës së tij kështu që do të flasë për martesën e prindërve të tij dhe ndarjen. Kjo mund të jetë tepër e dëmshme për babanë e tij, mbretin e ardhshëm dhe Camilla-n. Gjëja e fundit që ata ose vendi kanë nevojë është një tjetër zemërim bazuar në ato që unë besoj se janë akuza të rreme”, shtoi ai.
Prince harry nënshkroi një marrëveshje për 15 libra me “Penguin Random House’ por vetëm njëri prejt tyre do t’i dedikohet kujtimeve të tij. Ndërkohë, Pallati Mbretëror nuk ka bërë ende asnjë koment.
Diskutime rreth kësaj post