Forcat e sigurisë tanimë mbaruan operacionin kundër luftëtarëve të Al Kaidës në kryeqytetin e Burkina Fasos.
I njohur si “Mr Marlboro”, ky njeri besohet se është prapa sulmit terrorist në Burkina Faso :
Të vrarë: 4 ushtarë dhe u liruan 126 pengje. Presidenti i Burkina Fasos, Marc Christina Kaboré deklaroi ka gjithsej 23 të vdekur në sulm.
Sipas një zyrtari të forcave të sigurisë Burkinabeze, në kushte anonimiteti deklaroi që militantët kishin mbushur hotelin me eksplozivë, gjë që vështirësoi operacionin për të rimarrë nën kontroll hotelin.
Një gazetar i Associated French Press i cili ishte në fillim të sulmeve, raportoi të ketë parë 3 njerëz me turban në kokë duke gjuajtur me armë zjarrë jashtë “Spnledid Hotel”, hotel në qendër të kryeqytetit, rregullisht i frekuentuar nga zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe stafit perëndimor.
Hoteli poashtu përdoret edhe nga trupat françeze që marrin pjesë në një operacion në Çad i ngritur për të luftuar militantët islamistë në Afrikën Perëndimore.
“Pengjet janë të nacionaliteteve të ndryshme” – deklaroi Ministri i Punëve të JKashtme, Alpha Barry.
Në shënjestër : Jobesimtarët, perëndimorët
Ky ishte sulmi i parë që u ndërmorr nga militantë islamiste në Burkina Faso.
Hoteli ishte në shënjestër si pikëtakim i kombeve “kjafire”.
Sipas dëshmieve të fundit, njerëzit e vrarë ishin nga 18 kombe të ndryshme. Deri më tani 63 pengje veçmë janë liruar.
Leila Aalaoui, fotografe e njohur besohet të jetë njëra prej të lënduarve.
Ambasada amerikane dënon dhe e cilëson sulmin si “akt terrorist pa sens mbi njerëz të pafajshëm”.
Diskutime rreth kësaj post