Gjykata e Posaçme ka lënë në burg nënkryetarin e bashkisë së Lushnjes Gentian Nushin. Gjithashtu në burg mbetet edhe Leonard Sefa Drejtor në drejtorin e Prokurorimeve Juridike. Mësohet se ata nuk kanë dhënë sqarime para gjykatës.
Nushi dhe Sefa akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Dyshimet janë për tenderin e kanalit vaditës që çoi në pranga disa zyrtare të bashkisë mes tyre dhe Fatos Tushën kryetarin. Po ashtu ata dyshohen edhe për 3 prokurorime të tjera.
Diskutime rreth kësaj post