Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, ku ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, me akuzën e shit-blerjes së votave.
Dosja e tij do t’i kalojë SPAK-ut.
Gjykata ishte blinduar nga forca të shumta policie, kryesisht civilë. Ndërkaq, në ambientet e jashtë të Gjykatës e pranishme ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.
Beleri kërkoi një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.
Beleri akuzohet për shitblerje votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.
Ai u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër.
Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.
Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.
Diskutime rreth kësaj post