Kiara Tito u rikthye disa javë më parë ekran me një emision të ri. Programi titullohet “Style Star” dhe i dedikohet modës.
Kiara ka është akuzuar se ka kopjuar veshjen për puntatën e radhës nga një person. Moderatorja shihet se ka veshur në xhaketë të bardhë me geta të së njëjtës ngjyrë dhe ndjekësit kanë menduar se veshjen e ka kopjuar nga një vajzë.
Pas këtyre akuzave Kiara i ka sqaruar me një mesazh të gjithë.
“Të dashur fansa të vajzës që po më akuzoni për kopje të veshjes. Veshja e puntatës që do jepet nesër është kopjuar nga stilisti Mugler koleksioni pranverë-verë 2020 dhe ka dy javë që është xhiruar. Ju përqafoj”, – ka shkruar Kiara në një postim.
Ndërkohë disa javë më parë moderatorja mori një koment jo shumë të këndshëm nga një ndjekës i emisionit.
“Ndjesë por po të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante. Nuk e zoton siç duhet.”
Por Kiara e kaloi me shumë sportivitet këtë situatë dhe i ktheu ndjekëses përgjigjen që askush se priste.
“Ndjesë për çfarë? Secili është i lirë të shprehë mendimin e vet. Ju falenderoj, por duhet të kuptoni që ka një kohë televizive dhe secili duhet të respektojë kohën e vet, edhe debati e ka një kufi. Ndaj më duhet t’i ndërpres shpeshherë, edhe pse jo me dëshirë” – sqaroi Kiara me qetësi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post