“Nëse Soreca është i përfshirë nuk e kuptoj pse duhet të çuditemi. Reforma në Drejtësi është për pushtetin aktual, pjesa tjetër është qesharake”. Kështu u tha sot nga edicioni i lajmeve të MCN TV gazetari Arian Çani teksa u pyet nëse është apo jo i përfshirë në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Deklarata e Çanit:
“Nuk di çfarë të them. Ne nuk kemi asnjë element të tillë dhe nuk mund të them asgjë dhe askush nuk e di. Koiçidon takimi i Sorecës me ata të Kushtetueses me shembjen e Teatrit. Kini parasysh që çdo protestë dhe çdo deklaratë kundër përfshirë edhe ambasadorët përveç jehonës në disa mendia të pavarura nuk kanë asnjë vlerë tjetër. Rezultati do jetë zero. Më 25 prill Edi Rama fitoi dhe të gjithë këto të pakënaqurit janë disa miza. Rezultati i zgjedhjeve është njohur, ai do të qeverisë deri në 2025-ën dhe zhurmat që bëhen ai duhet t’i eleminojë ose treni do t’i shtypë të gjithë. Nëse Soreca është i përfshirë nuk e kuptoj pse duhet të çuditemi. Reforma në Drejtësi është për pushtetin aktual, pjesa tjetër është qesharake dhe ndërhyrja e tyre te drejtësia e re është mëse normale. Janë paguar miliona për njerëzit që vijën këtu për të thënë çfarë duhet të bëjmë, por nuk janë dhënë para për reformën. Rezultati dihet tashmë, jemi futur në regjim. Kujdes kush del para se mund të fshihet”, tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post