Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar për një betejë finale kundër kryeministrit Edi Rama ndërsa i ka kërkuar dorëheqjen. Në një deklaratë për mediat, lideri demokrat u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile ndërsa shtoi se kreu i qeverisë nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.
“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.”, u shpreh Berisha duke shtuar më tej:
“Me të gjitha mjetet e mos bindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti. Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda. Këto janë mesazhet e mia dhe unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra dhe mendja e çdo demokrati dhe demokrateje.
Demokratët dhe shqiptarët panë qartë se si një demon pushteti, ka angazhuar nën petkun e FBI-së dhe dhe fuqisë së saj, por në fakt agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare. Kam bindjen më të madhe se demokratët do ti japin atij përgjigjen e merituar.”
Kujtojmë që një ditë më parë, kreu i qeverisë tha përpara gazetarëve se nuk ka asnjë lidhje me hetimin ndaj ish zyrtarit të FBI-së i cilësoi akuzat ndaj tij si “derivate të keq leximit”. Rama pranoi takimet me zyrtarin e FBI por shtoi se nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja.
Diskutime rreth kësaj post