Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj tha se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Partisë Demokratike është veç krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Demokratët duan që PD të jetë e fortë dhe të marrë pushtetin për të ndryshuar sistemin e korruptuar që po shkatërron Shqipërinë.
PD nuk do të vijë dot në pushtet nëse nuk ka një plan për shkatërrimin e sistemit të korruptuar, ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe të oligarkëve që vjedhin Shqipërinë. Udhëheqja e sotme e PD-së bën gjoja sikur do të luftojë korrupsionin dhe oligarkët. Me mua Partia Demokratike do jetë partia që do mobilizojë shqiptarët kundër korrupsionit dhe kundër oligarkëve që jetojnë me pasuritë dhe paratë publike.
Prandaj demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor, që PD të kthehet tek fitorja dhe tek reformat për të ndryshuar Shqipërinë.
#PD #PartiaQeFiton #AgronShehaj”, – shprehet Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post