Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, nuk preferon të komentojë deklaratat e Metës që e akuzoi Bashën për gënjeshtra dhe mashtrime në adresë të tij, duke i kujtuar kështu deklaratat e tij gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet.
“Nuk marr në konsideratë jo vetëm këto akuza por asgjë të thënë nga Presidenti. Janë deklarata të presidentit Meta i cili nëse nuk do të fitonte zgjedhjet do të jepte dorëheqjen, do të merrte lopata, sfurqe, armë etj. U bë sot dy muaj e ca që të gjithë e shikojnë dhe kuptojnë mosreagimin e tij, cila është arsyeja e di ai.Ne kemi gjithë informacionin e nevojshëm që jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e përkrahjes dhe përfaqësimit të gjithë demokratëve të ndershëm që kërkojnë një orë e më parë shkëputjen nga individë që e kanë marra peng politikën shqiptare në këto 30 vite. Ne të gjithë nëpër biseda në tavolinë e dimë kush janë ata politikanë të lartë të cilët e kanë marrë peng këtë vend në këto 30 vjet”, tha Agalliu në Rtv Ora.
Diskutime rreth kësaj post