Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri reagoi menjëherë pas vendimit të sotëm prokurorisë së Fierit, e cila mbylli çështjen, ku ish shefi i Antidrogës, Dritan Zagani e akuzonte atë si të përfshirë në trafiqet e lëndëve narkoptike.
Në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri e konsideron rezultatin e vendimit të prokurorisë “nga ato rastet kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë”.
“Tani që prokuroria vërtetoi gënjeshetrat e policit në arrati, shqup-it (PD-së) i humbi edhe llumi i rrenave,” shkruan ai.
Sipas tij “politika që ndërtohet mbi të verteta, ka vlerë gjithmonë. Genjeshtra është grykse, nuk ngop kurrë,”.
Prokuroria e Fierit pas 6 muajsh hetime ka arritur në përfundimin se, akuzat e ngritura ndaj Tahirit nuk mund të qendrojnë pasi nuk është gjetur asnjë provë që implikon kreun e Rendit në trafikimin e lëndëve narkotike.
Diskutime rreth kësaj post