Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ajo u shpreh se zgjedhjet në Partinë Demokratike kanë qenë transparente dhe të qeta. Sipas saj, deklarata për parregullsi dhe shqetësime nga kandidatët më shumë janë pretendime, sepse nuk ka pasur kërkesa zyrtare drejt komisionit zgjedhor.
Komenti i Vokshit:
“Procesi deri në këto momente ka qenë transparent. Procesi ka qenë i qetë, ka pasur disa situata që janë të sajuara. Janë zëvendësuar vëzhguesi te njërit prej kandidatëve dhe më procesi ka vazhduar shumë në rregull dhe sipas standardeve. Ne si komision zgjedhor jemi mbledhur edhe disa herë në ditë për shkak të kërkesave nga kandidatët. Çdo vendim që kemi marrë është marrë në miratim me përfaqësuesit e kandidatëve në garë. Pretendimet e kandidatëve janë thjeshtë pretendime.
Çdo qendër votimi ka përfaqësues të 4 kandidatëve për kryetar dhe vendimet merren me miratimin e vëzhguesve të kandidatëve. Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë zyrtare deri më tani në asnjë qendër votimi. Nuk ka diçka zyrtare dhe shqetësim të ngritur dhe të ardhur te ne si komision. Nëse nuk ka një gjë të tillë, nuk mund të merrem me pretendime që hedhin kandidatët, pas një deponim zyrtar”, tha Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post