Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish sot kryeministrin Edi Rama ku tha se lidhjet me Beogradin dhe Lukashenkon janë të kristalta, nëpërmjet vëllezërve Kariç.
“Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet vëllezërve Kariç. Ata pasi iu vendosën sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Lukashenkon, kompanitë e tyre i shitën në Emiratet e Bashkuara, tek këto kompani që po merret sot Edi Rama.
I shitën me një çmim 30 herë më të ulët, pra bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Vuçiç dhe Lukashenkos, në Dubain e Edi Ramës, në portin e Durrësit. Aksionet kryesor është Edi Rama.
S’mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do kisha interesa direkt të miat t’i fshehësh popullit 60% të aksionerëve? Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde. Pra Rama kërkon të mbulojë me këtë rast aferën e djegësave , ku është absolutisht me çdo dokument kryetar i një organizate kriminale. Kjo do marrë ndëshkim popullor,” tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post