Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe se Berisha po i mashtron ata.
Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan se Berisha po bën betejë personale dhe jo për demokratët.
Reagimi i Bashës
“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post