Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta drejtuar Edi Ramës, duke deklaruar se procesi i Vettingut po largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët e prokurorët me origjinë nga veriu i Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Java” në RTSH Berisha tha se Edi Rama e kontrollon vettingun dhe ka një listë të saktë, se cilët duhet të hiqen nga sistemi I drejtësisë.
“Shko e pyet për Trezhnjevën, në mënyrë absolute nuk ka njëri që thotë ndonjë gjë. Do çuditeni nga ato që mund të mësoni. Është një njeri që nuk është përfolur asnjë herë në jetën e tij, por është nga Tropoja prandaj duhet hequr nga drejtësia.
Ai kishte blerë një makinë në Gjermani sipas rregullave dhe i thanë se ku kishte gjetur lekët për naftën që e kishte sjellë në Shqipëri.
I thonë Genti Trenovës, atij që ka rrëzuar Aldo Baren, ai kishte një apartamente me dy çmime, dhe i kishte dhënë dosjen një prokurori tjetër dhe ja kishte hequr dy prokurorëve që nuk kishin bërë asgjë. Por ka një listë se është nga veriu prandaj po ikin.
I thotë Gani Dizdari për nipin. Nipi mund të dënohet, por nuk mund të kalohet në luftë klasash.”-tha Berisha./Gazeta Express
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/akuza-e-fiorte-e-berishes-rama-ka-cuar-nje-liste-tek-vettingu-po-hiqen-te-gjithe-verioret-560318/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post