Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se policia po mban të fshehur ngjarjen ku djali i deputetit të PS-së ka përdhunuar një vajzë.
Sipas mesazhit, djali i deputetit të PS-së në Fushë-Krujë, Rrahman Rraja ka dhunuar një vajzë nga fshati Zeze i njësisë administrative Nikël.
Vajza ka bërë denoncim në Drejtorinë e policisë së Tiranës dhe i është deleguar për veprime policisë së rajonit Fushë-Krujë e cila e ka thirrur vajzën dhe ka manipuluar denoncimin.
Postimi i plotë i Berishës:
Krim i shemtuar!
Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.
Policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja.
Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”
Diskutime rreth kësaj post