Shkencëtarët po japin alarmin me zhdukjen e akullit, pasi Grenlanda po shkrihet ndërsa zjarret po djegin pyjet më veriore të planetit.
“Arktiku është ngrohur shumë më shpejt se pjesa tjetër e botës në dekadat e fundit.”-deklarojnë shkencëtarët.
Fenomeni, i quajtur përforcim Arktik, shkaktohet nga emetimet e nxehtësisë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Ritmi i rritjes së temperaturës rreth Polit të Veriut në dekadat e fundit ishte katër herë më i lartë se pjesa tjetër e planetit, zbuluan studiuesit në Institutin Meteorologjik Finlandez në një studim të botuar të enjten.
Një problem tjetër: modelet e klimës, të cilat shkencëtarët i përdorën për të parashikuar ndryshimet afatgjata, nuk po kapin këtë shkallë të lartë të ngrohjes, tha autori kryesor dhe studiuesi Mika Rantanen për CNN, i cili ishte pjesë e motivimit të këtij studimi. Kjo është shqetësuese sepse nëse modelet nuk mund të rikrijojnë atë që po ndodh tani, shkencëtarët nuk mund të jenë të sigurt në parashikimet e tyre afatgjata.
“Për shkak të kësaj mospërputhjeje, ne vendosëm që kjo duhet të korrigjohet,” tha Rantenen.
“Kjo duhet të përditësohet”, shgtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post