Egla Ceno është një nga aktoret më të njohura në teatrin shqiptar.
Në televizion ajo u njoh falë emisionit të aktorit Elvis Pupa “M’fal për shprehjen”.
Ajo aty luante rolin e gruas së Visit. Në një intervistë për supershendeti.com Egla rrëfen për jetën e saj të vështirë, që e shtyu të lidhet më shumë me teatrin. Në fëmijëri, familja e saj mbeti pa shtëpi dhe kështu u strehuan në teatër, në një dhomë grimi ku jetuan për një vit dhe teatri u bë realisht shtëpia e saj. Kjo është edhe arsyeja pse ajo preferon më shumë të përformojë në teatër se sa në televizion.
“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, pas-kuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin.”, rrëfen aktorja.
Diskutime rreth kësaj post