Shengyl Ismaili i është përgjigjur një pyetje lidhur me dallimet që mund të ketë mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, përcjell Reporteri.
Sipas saj, s’ka shumë dallimeve mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, por aktorja thotë se ka përshtypjen që të Kosovës i duan më shumë ata të Shqipërisë.
“S’mendoj që kemi shumë dallime. Unë psh. e adhuroj të folurën shkodranqe. Më duket sikur Shqipëria shumë pak na kupton, e unë mendoj që gjuha jonë është shumë e pastër”, tha Ismaili.
“Kaniher më duket sikur na ju dojmë ma shumë juve, se ju neve. E kam parë sigurisht përderisa po flas. Kur vijnë këtu nga Shqipëri, mikpritjen e kanë shumë lart, por e kam përshtypjen që nuk na doni aq sa ju dojmë ne juve. S’po flas për të gjithë. Por mendoj që ky është dallimi mes neve. Mund ta kem gabim”.
“Shqiptarët e Shqipërisë shpeshherë na përceptojnë neve si të palexueshëm, e kjo mka bërë me mendu që s’na doni sa ne juve”, tha aktorja kosovare. /Reporteri.net/
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post