Aktorja e njohur e humorit, Xheni Hallulli, është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, ku punën si aktore humori fillimisht e ka nisur në Portokalli dhe më pas në Al Pazar.
E ftuar në “Vila24”, ajo zbuloi se këtë sezon është larguar nga Al Pazar pas 10 vitesh.
“Pas 10 vitesh në Al Pazar dhe 5 vitesh në Portokalli ku kam qenë sërish me Agron Llakën kam vendosur të shkëputem. I uroj Gonit shumë suksese pasi është një sezon jo i lehtë për të. Shkëputja është e vështirë por besoj ndryshimi është për mirë. Janë shumë vite dhe përfshihesh nga rutina e përditshme për këtë arsye dhe më mungojnë por edhe lodhesh, konsumohesh. Kam projekte por nuk mund të flas pasi këtu ke të bësh me shumë të pa aftë”,– tha Xheni.
Diskutime rreth kësaj post