Aktorja e madhe Marjeta Ljarja, ishte dje në studion e “Pasdite në Top Channel”, ku ka treguar disa sekrete nga jeta e saj. Ajo rrëfeu se fillimisht nuk donte të bëhej aktore.
“Unë jam bërë aktore jashtë vullnetit tim, por rastësia më ndryshoi rrjedhën e jetës. Unë kisha ëndrra të tjera, doja të bëhesha inxhiniere ndërtimi. Kemi jetuar në një sistem që drejtimin ta jepnin të tjerët, por nuk më doli keq karriera në aktrim”, u shpreh Marjeta.
Aktorja e famshme shpjegoi edhe arsyen pse nuk është më aktive në kinematografi: “Kanë ndryshuar kërkesat dhe ndoshta nuk i plotësoj këto kërkesa. Ne si aktorë nuk ftohemi vetë, por na ftojnë”.
Marjeta foli edhe mbi martesën e saj me Rikard Ljarjën: “Për mua ai ishte thjesht një aktor me të cilin bëja shkollën dhe pasi të mbaroja shkollën do të largohesha. Kjo lirshmëri e imja ndoshta më bëri interesante në sytë e tij. Ne të dy jemi natyra që plotësojmë njëri-tjetrin. Unë jam ajo e ëndrrave të thjeshta, ndërsa ai me atë thellësinë e tij, me dashurinë për librin dhe pikturën”.
Diskutime rreth kësaj post