Aktorja e madhe e humorit me gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe me më shumë se 250 premiera shfaqjeje, Zyliha Miloti ishte sot në studion “Rudina”, në Tv Klan.
Gjatë emisionit Miloti foli për familjen dhe përkujtoi bashkëshortin e saj Fuat Miloti, i cili është ndarë nga jeta rreth 8 vite më parë.
“Bashkëshorti im Fuat Miloti ka qenë baterist dhe piktor me zanat. Si duket më ka pëlqyer gjithnjë arti dhe shkoja në teatër dhe e pashë aty Fuatin.
E pashë edhe një herë në rrugë dhe më pas ai më ka gjurmuar. Unë kam qenë në Shirokë, kam qenë shumë e re, por shumë e rritur para kohe. U fejuam dhe kaluam një jetë shumë të lumtur bashkë.
Ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë modern. Jo vetëm Fuati, por familja Miloti në Shkodër është shumë e mirë. Ai ka qenë mbështetje shumë e madhe për mua, nëse s’do ta kisha atë burrë, s’do isha artiste.
Ne kemi një vajzë Aida, ajo jeton në Gjermani dhe ka dy fëmijë, vajzën Luleborën dhe djali Drini. Fuati i ka parë të dy nipërit, por Drinit nuk mundi t’i shërbente sepse ishte sëmurë”, tha aktorja.
Diskutime rreth kësaj post