Aktori i njohur Muharrem Hoxha e ka quajtur të kobshëm lajmin e ndarjes nga jeta të Koço Devoles.
Muharremi shprehet se Shqipëria humbi një aktor me zemër të madhe. Ndërkaq ka treguar edhe telefonatën e fundit që ka bërë me të kur ai ishte sëmurë.
“Është lajm i dhimbshëm. Koço Devole është aktor i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. I kishte të gjitha. Aktor regjisor prezantues, ka bërë gjithë ato koncerte, na ka ofruar afër… E humbi familja po e humbi edhe Shqipëria. Ky brez nuk vjen më. Njeri i ëmbël shumë paqësor. Mbi të gjithë artist me zemër të madhe.
Jemi mbushur plot, ishalla se zgjasim shumë sepse spo e mbaj dot. E kam dashur jashtë mase ashtu sikurse të tjerët. E dija se ishte pa qejf e merrja në telefon dhe i thoja do e kalosh. E më thoshte ishalla. Ngushëlloj të shoqen, vajzën djemtë dhe të gjithë njerëzit e tij. Ka humbur një aktor i paparë.
Me korona virus ishte keq u bë më mirë pastaj u kthye përsëri. Kam pyetur doktorët e më thanë se korona virusi e kaloi por sëmundja tjetër e ka rënduar. Unë jam rrit në duar të atyre, Fadil Hasës, Koço Devole. Edhe tani që ishte te fiksi i bënte gjërat me finesë. Aktor i madh. Faleminderit shumë se jam i mbushur”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post