Aktori Neritan Liçaj, i cili në të kaluarën ka luajtur një rol në film të diktatorit Enver Hoxha, tha në emisionin “E Diell” se për të realizuar atë personazh ka mësuar shumë rreth tij, ka biseduar e konsultuar me shumë persona.
Neritani zbuloi se nga bisedimet me historianë e persona të afërt me diktatorin Hoxha, ka zbuluar se ai kishte frikë nga serbët.
“Unë kisha rolin e Enverit, i jam futur studimit të tij me themeli.
Duhet që patjetër që ta njohësh shumë mirë figurën.
Kam folur me shumë historianë, të afërm të tij dhe më kanë thënë që frika më e madhe e tij ka qenë Beogradi dhe jo Rusia.
Pyes njërin prej tyre dhe i them pse. Gjithmonë hyrja për në Tiranë, Shqipërinë që jemi sot ka kaluar gjithmonë nëpërmjet Beogradit”, u shpreh Neritan Liaçaj.
Diskutime rreth kësaj post