Aktori i njohur i humorit në spektaklin “Portokalli”, Florjan Binaj, ka reaguar përsa i përket paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për krizën energjetike.
Binaj shkruan se ka kohë që kupa është mbushur dhe se nesër do të dalë të protestojë para kryeministrisë.
“Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion. Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!”, shkruan Binaj.
Diskutime rreth kësaj post