Aktori i njohur i humorit, “Mjeshtri i madh” Julian Deda, prej kohësh është pozicionuar si mbështetës i ish- kryeministri Sali Berisha në nismën e tij “Foltore” në mbarë Shqipërinë.
Si pjesë e Këshillit Kombëtar, ai herë pas here ka publikuar në rrjetet sociale, duke u shfaqur kritik me kreun e PD- së Lulzim Basha, veçanërisht pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar i PD- së.
Po ashtu, në disa takime, Deda ka qenë edhe fizikisht në krah të Berishës, në mbështetje të kauzës së ish- kryeministrit. Sot, Julian Deda, në cilësinë e antarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, rrjedhimisht edhe delegat i Kuvendit Kombëtar, ai ka hedhur hapin tjetër.
Në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Deda ka publikuar formularin, ku si delegat i Kuvendit Kombëtar, kërkon mbledhjen e këtij forumi. Në formular, janë edhe arsyet e thirrjes së kësaj mbledhje, ndërsa përcaktohet se Kuvendit Kombëtar do të mblidhet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Diskutime rreth kësaj post