Tashmë Shqipërinë në shtetet bakklanike dhe ato europiane do ta përfaqësojnë ambasadorët e rinj. Aktori Petrit Malaj është i zgjedhuri për të shkrirë marrëdhëniet e ngurta e të tensionuara së fundi mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Nuk do ndalem në asnjë mur apo pengesë …. Kjo përgjegjësi do të përmbushet me nder e mençuri për interesin e të gjithë shqiptarëve.”– thotë Malaj.
Si kandidat për ambasador Petrit Malaj prezantoi objektivat e punës në komisionin për politikën e Jashtme.
‘Marrëdhënien vëllazërore Shqipëri-Kosovë do ta çoj në një nivel tjetër. Do të punoj që bashkëpunimi në nivel ekspertësh të jetë në vazhdimësi për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për çështje me interes të përbashkët. Bashkëpunimi me Kosovën është jetik. Procesi i Berlinit ofroi një mundësi të mirë që Kosova të jetë e barabartë. Do të jem katalizator i zhvillimit të mëtejshëm për bashkëpunim në arsim, art e kulturë.– tha ai.
Për situatën mes dy vendeve, Mimi Kodheli kërkoi ti japë disa këshilla Malajt.
“Marrëdhënia e një ambasadori që përfaqëson Shqipërinë në një vend si Kosova ku vijon të ketë mision NATO dhe rrugëtimi i saj janë dy gjëra që ambasadori ynë duhet ti ketë në axhendën e tij të përditshme. Aderimi i Kosovës në organizma ndërkombëtarë është proces shumë i rëndësishëm i cili duhet të ketë pa kushte mbështetjen e Shqipërisë dhe ne këtë kemi mësuar si ta bëjmë dhe do vijojmë ta bëjmë. Po ashtu edhe procesi i njohjes vijon të jetë një detyrim i ambasadorit shqiptar në Kosovë.”- tha Kodheli.
Diskutime rreth kësaj post