Aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Aleks Seitaj ka rrëfyer sot për herë të parë për varfërinë që ka kaluar.
Ai tha se në fëmijërinë e tij ka qenë një fëmijë i vetmuar ku kishte një shall, nuk kishte lodra se ishte i varfër dhe atë shallin e përdorte si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin i është zhvilluar imagjinata e cila është një ndër gjërat që influencoi edhe në profesionin që ai ka aktualisht ditën e stome.
Aleks Seitaj:
‘Mbaj mend që në fëmijërinë time kam qenë një fëmijë i vetmuar dhe kisha një shall, nuk kisha lodra se ishim të varfër dhe atë shallin unë e përdorja si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin që na gjendej dhe kam përshtypjen që na u zhvillua imagjinata dhe është nga gjërat që influencoi në profesionin që unë kam sot.
E kam atë shallin se ishte shalli i mamasë time sepse janë disa gjëra të pajës së mamasë përfshirë dhe robdishani që kam në sketche që janë për muze. Pavarësisht se babin e dua shumë, më duhet të them se luaja me mamin, zakonisht bënim lojëra ‘mos u nxeh’, por mbaj mend që kemi parë shumë filma me mamanë’, tha Aleksi në ‘E Diell’.
Diskutime rreth kësaj post