18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982.
Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave.
Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin organizon aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj.
Më 18 Prill 2017 do të organizohen aktivitete në të gjithë vendin, në një bashkëpunim të MK, IMK dhe DRKK duke patur si qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullsisë me dashurinë për trashëgiminë kulturore, me kujdesin e përditshëm për monumentin dhe vlerën kulturore!
Kjo do të thotë aktivitet dhe punë e përditshme me shkollat, me banorët, me të rinjtë, me autoritetet lokale. Ata duhet të jenë pjesë e aksioneve kulturore, duhet t’i jetojnë monumentet si hapësirë ku jetojnë dhe jo si dekor i pandjeshëm.
Të gjitha nismat, siç është ajo e MK për krijimin e rrjetit “Miqve të Monumentit”, dhe nismat që i shërbejnë këtij edukimi do të vazhdojnë të kenë mbështetjen parësore të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e programit të qeverisë “Edukimi përmes Kulturës”.
Sot, në të gjthë vendin të gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun
Më poshtë disa nga aktivitetet që zhvillohen sot në gjithë Shqipërinë me qëllim mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës
Përkujtim i Viktori Puzanovës me rastin e 50 vjetorit të vdekjes
Sesion shkencor në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë. Kumtesa mbi jetën dhe veprën e Viktori Puzanovës. nga studiues dhe njohës të figurës së Puzanovës , Maks Velo, Suzana Varvarica, Edlira Çaushi , Lorenc Glozheni, etj
Realizimi i një ekspozite, organizuar nga stafi i muzeut me veprat/riprodhime të Puzanovës, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë.
Ekspozita “Muzeu shëtitës”
Kjo ekspozitë do të ketë në fokus prezantimin nëpërmjet imazheve të 26 paneleve nga pavijonet dhe objektet e Muzeut Etnografik Berat. Nxënësit vullnetarë do të bëhen pjesë e shpërndarjes së informacionit nëpërmjet flayerave për Muzeun Etnografik.
Ekspozita“Pazaret Mesjetare të Beratit” me foto të vjetra
Ekspozite e hapur fotografike me site arkeologjike dhe peisazh natyror nga Lezha Shkodra dhe lugina e Drinit
Demostrim i etnografise(veshje) se ketyre zonave, si dhe prezantim me video projeksion rezultateve te germimeve arkeologjike ne Lezhe, Shkoder, Koman.
Ekskursion në Parkun Arkeologjik “Finiq”
Nxënësit janë njohur me monumentet kryesore të parkut Arkeologjik “Finiq” dhe me zbatimin e projektit “Milestone”
“18 Prilli”, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjikë-Parku Arkeologjik Amantia, Vlorë
Nxënësit pjesëmarrës do të çelin një panair kulinarie dhe një ekspo me foto dhe punime për monumentet dhe sitet. Në bashkëpunim me “Miku i Monumentit” do të kryhet pastrimi dhe mirëmbajtja e P. A. Amantia.
Vizita në monumenti “Xhamia e Gjin Aleksit” Rusan Delvinë
Nxënës të shkollës së mesme “Sulejman Delvina” & Mësusesit e kësaj shkolle & Specialistë te Sektorit Sarandë. Do të njihen me Monumentin “Xhamia e Gjin Aleksit” Rusan ku do të ndjekin nga afër Rikonstruksionin e Xhamisë
Mozaik kulturor i gdhendur ne leter
Si e shikoj unë Gjirokastrën e gurit nëpërmjet penës dhe ngjyrave .Te rinj te cilët mëshirojnë me punën e tyre atë qe është pak ti thuash e bukur…Skicat dhe pikturat e tyre dhurate për shtëpitë dhe muzetë e qytetit
Kur historia te jep produktin ne t’i japim frymen, Shtëpia Topullarajve
Shtëpia e Topullarajve ku historia ka folur me kohen ,trimërinë penën ,mendjen ne këtë dite ne përkujtojmë atë pjese te historisë shumë te rëndësishme për ne…
Diskutime rreth kësaj post